Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i shoqëruar nga bashkëshortja, kanë votuar rreth orës 10:30 të mëngjesit në qendrën e votimit 1451/1 te bulevardi “Dyrrah”.

Pas procesit të votimit, Dako uroi në radhë të parë të gjithë durrsakët për festën e Fiter Bajramit.

Dako tha se kjo është një ditë e madhe pasi përkon edhe me ditën e zgjedhjeve, dhe uron që kjo ditë të shkojë në paqe dhe me qetësi në Durrës.

Dako, i cili ka qenë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, tha se nga të dhënat e deritanishme nuk ka pasur asnjë problem gjatë procesit të votimit.

Jemi shumë optimistë. Situata ka qenë e qetë. Procesi po vazhdon normalisht dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”.

Pavarësisht temperaturave të nxehta, Dako tha se qytetarët durrsakë i janë drejtuar kutive të votimit, dhe sipas pritshmërive, kryebashkiaku u shpreh se mund të ketë një pjesëmarrje prej rreth 48-50 % të votuesve.