Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, në të cilat shqiptarët do të vendosin për 140 deputetët e rinj të Kuvendit.

Në të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Durrësit ka nisur procesi i votimit, edhe në qendrën e votimit ku u vërejt mungesa e 200 fletëve të votimit.

Por LSI ngre një tjetër shqetësim në lidhje me mbajtjen e vulave. Përfaqësues të LSI-së shprehen se vulën e kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit në qendrën e votimit 1460-02, në lagjen nr. 3, i mban i njëjti person. Pra vulën e dy subjekteve të ndryshme politike i mban një person i vetëm. LSI thotë se e kanë ngritur shqetësimin e tyre në KZAZ-në përkatëse. 

Edhe në qendrën e votimit 96/1 në lagjen nr.8, procesi i votimit ka nisur rreth një orë e gjysmë me vonesë, për shkak të ngatërrimit të emrit të komisionerit të PD-së. Deri në sqarimin e kësaj situate, procesi i votimit u pezullua përkohësisht për të filluar rreth orës 08:30.

Info për KZAZ-të, QV-të dhe votuesit e qarkut Durrës

Qarku Durrës nxjerr 14 mandate deputetësh për Kuvendin e ri.

Qarku Durrës – 460 Qendra Votimi

Qarku Durrës – 337.115 votues

Bashkia Durrës – 319 Qendra Votimi

Bashkia Durrës – 241.782 votues

Bashkia Shijak – 54 Qendra votimi,  KZAZ 25

Bashkia Shijak – 34.723 votues

Bashkia Krujë – 87 Qendra Votimi: KZAZ nr 20

Bashkia Krujë – 60610 votues

Votues për herë të parë nivel qarku – 13220 

Bashkia Durrës, votues për herë të parë – 9300

Bashkia Durrës katër Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, KZAZ-të 21, 22, 23 dhe 24.