Në orën 07:00 ka nisur procesi i votimit sot në të gjithë Shqipërinë. Por në Durrës kanë nisur problemet e para në dy qendra votimi.

Në qendrën e votimit 96/1 në lagjen nr.8, procesi i votimit ka nisur rreth një orë e gjysmë me vonesë. Shkak është bërë ngatërrimi i emrit të komisionerit të PD-së, emri i të cilit ishte regjistruar me një emër tjetër. Deri në sqarimin e kësaj situate, procesi i votimit u ndërpre për të filluar rreth orës 08:30.

Ndërsa në qendrën e votimit 1460-02, në lagjen nr. 3, raportohet se mungojnë 200 fletë votimi. Edhe në këtë qendër votimi po kërkohet që të anulohet procesi i votimit.