Kandidati i LSI-së, Agron Çela ka reaguar në lidhje me një postim që qarkulloi në rrjetin social “Facebook” në faqen me emrin e tij, ku shkruhej se dorëhiqej nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare.

Çela mohoi kategorikisht këtë fakt, ndërsa theksoi se ishte shpifje që bëhej ndaj figurës së tij. Në një konferencë urgjente për mediat, Çela tha se gjithçka ka të bëjë me manikacione keqdashëse.

“Nuk jam dorëhequr si kandidat për deputet. Është një shpifje që bëhet ndaj meje. Kjo vjen nga frika që i ka hyrë çdo njeriu sepse në tashmë jemi në luftë për deputetin e katërt. Janë manikacione keqdashëse që më detyruan të thyej heshtjen zgjedhore. Vazhdoj të jem në garë. Jemi forcë e parë e paimagjinueshme”, tha ai.