Kur na ndajnë një ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit shënohen rastet e para ku tentohet të blihen vota në këmbim të parave.
Rasti është zbuluar nga policia e Shkodrës, ndërsa në pranga janë vendosur Izmir Bushaj 26 vjeç banues në fshatin Kullaj, me detyre doganier në doganën e Vermoshit, së bashku me shtetasin Xhyher Bushaj.
Sipas policisë, këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA797MK u konstatua një listë votuesish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndare me qellim blerjen e votës.
Kujtojmë se institucionet ligjzbatuese, duke përfshirë edhe policinë, u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet kur konstatohet shkelja e ligjit si dhe cenohet procesi zgjedhor.





