Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me shpërthimin në mesnatë, të regjistruar në bar-restorantin e një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Dyshimet paraprake të policisë lidhen me ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të lokalit.

Pasi mblodhi provat në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më herët, policia e Durrësit njoftoi se “në Krastë, në pjesën hyrëse të  lokalit Bar- Restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.