Pak orë para nisjes së heshtjes zgjedhore, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Manjani shkruan se tashmë nis blerja e votës dhe se “hashashi” ka shumë para në dispozicion, duke nënkuptuar këtu PS-në.
Postimi në rrjetin social:
Kujdes! Tani fillon blerja e votës. Hashashi ka shumë para në dispozicion! Kush blen votën është i pafytyrë, por kush e shet është faqezi!





