Lista për deputetë e Partisë Demokratike nuk i çoi këta dy persona, për t’u votuar si pjesë e parlamentit për 4 vitet e ardhshme, por sërish ata nuk e kanë braktisur PD-në.
Fjala është për deputetët Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, të dy të përjashtuar nga listat e Lulzim Bashës.
Pavarësisht se ata nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm, Bregu dhe Selami kanë qenë pjesë e mbylljes së fushatës elektorale të PD-së në Tiranë.





