Një 40-vjeçar gjeti vdekjen pasi u përfshi në një aksident rrugor rreth orës 16:00 në rrugën Shkodër – Koplik tek “Ura Rrjollit”, Malësi e Madhe.

Automjeti tip Fuoristrade Mitsubishi me targë AA 629 MO është përplasur me një Renault me tragë AA 397 GM.

Sapo është sjellë ne Spitalin Rajonal Shkodër ka gjetur vdekjen drejtuesi i Mitsubishit, shtetasi B. H., rreth 40 vjeç nga Kopliku.

Kurse drejtuesi i automjetit tip Renault, V. R. ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Shkodrës thotë se “menjëherë eshtë nisur grupi hetimor në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.