Partia Demokratike ka nisur mitingun përmbyllës në qytetin e Durrësit. “Gjatë këtyre ditëve është rritur mbështetja për PD dhe programin e saj” tha kryesuesi i listës së PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi.

“Ky qytet do çlirohet nga bandat e Vangjush Dako dhe Ilir Metës” tha më tej Bylykbashi.

Ndërkohë pak para nisjes së mitingut, kreu i PD, Lulzim Basha shkruan në Facebook-un e tij:

“Demokratët para fitores në Durrës. Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt. Fitore #Voto6