Brenda 72 orëve të miratimit të platformës telefonike me numrin 069 413 7777 Whatsapp/ Viber nga ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithët krimet e tjera elektorale, mësohet se ka pasur 140 informacione.

Këto të dhëna janë marrë për verifikim nga strukturat e posaçme të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Të gjitha informacionet ruhen në konfidencë të plotë dhe trajtohen me përparësi. /Syri.net