Pas shpërthimit me eksploziv të zyrës elektorale të LSI në lagjen nr.18, ka reaguar në Facebook dega vendore e kësaj partie.
Ashtu si kryetari Lefter Koka që akuzoi “zagarët e Rilindjes” për shpërthimin mbrëmjen e së enjtes, edhe në reagimin e LSI Durrës theksohet “Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindasve , por serish kërkojmë drejtësi. Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës”.
Reagimi i plotë i LSI Durrës
Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajes, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”
Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindasve , por serish kërkojmë drejtësi
Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës





