Eduard Selami, deputeti demokrat, shumë herë edhe kritik i fortë i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka bërë sot një thirrje për gjithë shqiptarët.

Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, demokrati Eduard Selami, të cilin Basha e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, në një postim në “Twitter” ka ftuar shqiptarët që të votojnë masivisht numrin 6, Partinë Demokratike.

“Votoni te ardhmen e sigurt, Votoni ekonominë e forte, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike!”, ka shkruar ai.