Një sasi e vogël lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të një oficeri policie të krimeve të rënda në komisariatin e Policisë së Krujës.
Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në rrugën “Kastriotët” në kryeqytet.
“Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë. Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
Ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve, ndërsa shpërthimi tjetër është regjistruar në Durrës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në zyrën elektorale të LSI-së në lagjen nr.18.





