Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, njëherësh kryetari i PS-së së Tiranës dhe një nga figurat më të sulmuara nga LSI-a ditët e fundit, nuk e ka kursyer ironinë me ta.
Ai ka publikuar një video në “Facebook”, në të cilën shfaqet një simpatizant i LSI-së që tenton të ngrihet me parashutë, por tentativa e tij rezulton e pasuksesshme.
Tahiri qesh me të madhe duke bërë këtë koment thumbues: “Ky i shkreti e paska humb shansin e vet…hahahahahaha”.





