Dy gra i janë drejtuar policisë së Durrësit për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre nga personat më të afërt, djali dhe burri.

Efektivët e rendit, pasi kanë regjistruar denoncimin e dy femrave, kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Dy rastet e denoncuara në policinë e Durrësit

  • Më datë 21.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.A vjeç 34, pasi dyshohet se bashkëshorti I.A, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
  • Më datë 21.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.R, vjeç 49, banuese  në Durrës, pasi dyshohet se djali, E.N vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.