Në ambjentet e Klubit të Artit dhe Kulturës “Sigal” është promovuar libri dedikuar artistit të merituar durrsak, Enver Marës.

Autori Ermir Dizdari ka zgjedhur ta titullojë “Enver Mara, jeta dhe veprimtaria” krijimin e tij më të fundit në nder të një figure i cili ka dhënë mjaft kontribute në fushën e muzikës.

Në këtë libër, një vend të rëndësishëm zë edhe jeta muzikore e qytetit të Durrësit, e cila pasqyrohet nëpërmjet fotove të shumta.

Afërdita Mara, e bija e muzikantit të shquar durrsak, shpreh emocionet e krijuara nga ky libër dedikuar babait të saj. 
Në promovimin e librit morën pjesë shumë artdashës të qytetit, bashkëkohës të kompozitorit , të cilët vlerësuan lart figurën e shquar e sigurisht edhe iniciativën e dirigjentit Dizdari.

K.H.