Një i ri nga Durrësi ka përfunduar në spital, pasi është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë.

Shtetasi E.L. 23 vjeç, sipas policisë, është rrahur dhe goditur me sende të forta nga 4 persona. Ngjarja është regjistruar që mbrëmjen e së shtunës, më datë 10 qershor, ndërsa policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht sot përmes një njoftimi për shtyp.

Për këtë ngjarje, Specialistët për Krimet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Shabani 32 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve R.T. 36 vjeç, I.Sh. 35 vjeç dhe A.Sh. 31 vjeç, të tre banues në Tiranë gjithashtu.

Shtetasit e mësipërm në datë 10.06.2017, në lagjen nr.15, Durrës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe shtetasin Luan Shabani, për motive te dobëta, kanë rrahur dhe goditur me sende të forta dhe kanosur shtetasin E.L. 23 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E.L. është paraqitur në spitalin Rajonal Durrës, mbrëmjen e datës 10.06.2017.

Por para oficerit të Policisë Gjyqësore, 23-vjeçari ka sqaruar se ishte goditur me sende të forta dhe kërcënuar nga shtetasit A.K., S.B. dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar. Për sqarime të mëtejshme të ngjarjes, policia thotë se do të shoqërohen edhe shtetasit A.K. dhe S.B.

Policia e Durrësit sqaron se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, nuk ka ndodhur pranë ndonjë zyre elektorale apo gjatë ndonjë aktiviteti elektoral të partive politike.

Në lagjen nr. 15, Durrës, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “BMW X5” në pronëi të Luan Shabanit, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Dëmtime të tjera me dashje në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 279, 90, 25 të Kodit Penal, per shtetasin Luan Shabani.

• “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve R.T., I.Sh. dhe A.Sh. parashikuar në nenet 90, 84, 25  të Kodit Penal.