Policia e Durrësit ka dhënë detale lidhur me djegien e tre automjeteve në mesnatë, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, dyshohet se ky veprim ka qenë i qëllimshëm dhe jo ngjarje aksidentale.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.06.2017, rreth orës 00:05, në lagjen Nr.1 Durrës, ka rënë zjarr dhe janë djegur automjetet e parkuara, tip Nisan, në pronësi të shtetasit K.B. 52 vjeç, tip Benz, në pronësi të shtetasit A.B. 43 vjeç, dhe tip Ford në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar në nenin 151 të Kodit Penal.





