Gara shumë e fortë mes dy forcave kryesore politike PS dhe PD në qarkun e Durrësit. Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, nëse në Durrës do të shkohej sot në votime, pritej të hidhnin votën 62% e vituesve.

Ndërkohë, përsa i përket ndarjes së mandatave, PS dhe PD ndahen me vetëm një mandat.

Përqindja e votave dhe numri i mandateve për subjektet politike në qarkun e Durrësit

  • PS – 42.5% merr 6 mandate
  • PD – 35.5% merr 5 mandate
  • LSI – 12%  merr 1-2 mandate
  • Libra – 3.1% merr 0-1 mandat
  • PDIU- 3%  merr 0-1 mandat

Votuesit e pavendosur në qarkun e Durrësit llogariten në rreth 18.5%.

Ajo që vihet re në sondazh është se 3 partitë e mëdha kanë rritje të përqindjes së votave, krahasuar me vitin 2013.

Kështu PS në vitin 2013 ka marrë vetëm 39.2% të votave.

PD në 2013 ka marrë 34% të votave.

Ndërkohë LSI, në 2013 ka marrë 7.5% të votave.

Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat.

Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla.