Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës është organizuar edicioni i 5-të i festivalit të muzikës të zërave të rinj i titulluar “Unë këndoj ”, ku morën pjesë në finale 15 këngëtarë të vegjël. Për këtë veprimtari regjisori i këtij festivali Çlirim Kume tha se për talentet e reja që të arrinin deri në finale, janë dashur disa filtra artistike nga profesionistët.
Edicioni i zërave te rinj “Unë këndoj” është fituar nga Speranza Bregasi, çmimi i dytë nga Klevisa Buzi dhe Daniel Lumi. Tre çmime të treta u morën nga Kristo Qerama, Luna Gjyzeli dhe Sanie Suli, ndërsa për vokalin më të mirë, ështe vlerësuar Dilana Peci.
K.H.