Dy burra janë përleshur me njëri–tjetrin në rrugën “Aleksandër Goga”, pranë gjykatës së Durrësit. Sipas dëshmitarëve, në fillim personat e përfshirë në të u konfrontuan verbalisht dhe më pas, megjithëse ishin të shoqëruar nga gratë e tyre, u rrahën në mes të rrugës, madje dhuna shkoi deri aty sa u përdorën pjesë të pllakave të trotuarit.

Një qytetar, që rastësisht u ndodh në vendngjarje solli pranë DurrësLajm disa sekuenca filmike ku vërehet se një prej burrave qëlloi kundërshtarin e tij fillimisht me grusht. Të dy bashkëshortet e tyre kanë nxituar të shuajnë sherrin, por burrat janë përleshur dhe kanë ndërhyrë njerëz të rastësishëm për t’i ndarë.

Edhe pasi janë ndarë, kanë vijuar të shkëmbejnë ofendime njëri me tjetrin, ndërsa në fund një prej burrave kalon në krahun tjetër të rrugës, ku ndiqet sërish nga bashkëshortja e burrit tjetër.

Ndjekim videon e sjellë nga qytetari: 

K.H.