Ushtarakët shqiptarë që mbetën të bllokuar teksa po kalonin tranzit në Greqi për të arritur në Rumani janë nisur drejt destinacionit final.
Lajmin e ka konfirmuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Efektivët e FA po udhëtojnë për në Rumani, për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Noble Jump”.
Autokolona që po i transportonte u bllokua nga protestues të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian.
“I gjithë efektivi gëzon shëndet të plotë dhe është i shoqëruar nën masa sigurie nga autoritetet ushtarake dhe civile greke”, thuhet në një njoftim për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm.
Greqi, zhbllokohet autokolona e ushtarakëve shqiptarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta
Presidenti i Barcelonës del kundër finales së Botërorit në Madrid në 2030-n: E priti njëherë në vitin 1982
Partneritet i ri strategjik, kryeministri kanadez Mark Carney: Mirëpresim ambicien e BE-së për një aleancë më të ngushtë
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat, kërkojnë drejtësi: MARRE





