Vazhdon ende misteri i zhdukjes së dy adoleshentëve amerikanë që rezultojnë të humbur prej më shumë se tri ditësh.

Dy fëmijët me inicialet T. B., 17 vjeç dhe  T. B., 14 vjeç janë larguar nga shoqata e fëmijëve me probleme mendore në Tiranë dhe nuk janë kthyer më.

Por ka dyshime të forta që ata mund të gjenden në qytetin e Durrësit. “DurrësLajm” mëson se për herë të fundit, sipas disa qytetarëve, dy vogëlushët i kanë parë në autobusin e linjës Tiranë-Durrës teksa udhëtonin nga Tirana drejt qytetit bregdetar.

Ata janë të dy me probleme mendore, dhe zhdukja e tyre ka alarmuar familjarët e tyre, për shkak edhe të gjendjes në të cilën ata ndodhen.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë në numrin e emergjencës 112 nëse i shikojnë në rrugë, ose kanë informacion për vendndodhjen e tyre. 

Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e tyre.