Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës në fillimjavë pritet të çelet një ekspozitë e nxënësve maturantë të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”. Mësuesja e pikturës së kësaj shkolle, znj. Myshketa, deklaroi se ekspozita të tilla hapen në çdo fundvit me punimet më të mira të maturantëve në pikturë, skulpturë, tekstil, dhe shumë lloje të tjera që shprehin interesin e madh të nxënësve për zhvillimin e kulturës tradicionale dhe bashkëkohore të artit.

Ajo tha se këtë radhë ekspozita është hapur me 12 punimet më të mira të maturantëve, dhe kanë si qëllim një çelje horizonti për stilet e punimeve larmishmërinë e temave.

Ende pa u çelur elspozita ka ngjallur interes të madh te publiku durrsak. Mes vizitorëve të parakohshëm të kësaj ekspozite është edhe Gjergj Vlasi me bashkëshorten e tij, i cili ka shprehur konsideratën për cilësinë e punimeve dhe perspektivën e artistëve të rinj.

K.H.