Në Pallatin e Kultures “Aleksander Moisiu” u zhvillua aktiviteti kulturor “Nata e muzikës italiane".

Aktiviteti ishte një  nismë e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës dhe shkollës italiane “Vinçens Prendushi”.   

Kjo veprimtari kulturore erdhi natyrshëm në Durrës, pasi qyteti bregdetar ka lidhje të forta me kulturën italiane.

Këngët dhe muzika e vendit fqinjë u ndoqën me interes nga të pranishmit, për nivelin e ekzekutimit dhe performancat artistike të sjella nga të rinjtë durrsakë.  

Me interes u ndoq edhe interpretimi i Flavja Pajës, e cila është një nxënëse e dalluar dhe mjaft e talentuar në fushën e muzikës dhe këngës.  

K.H.