Gjithçka ka nisur rreth dy muaj më parë, nga ai 12-0 me të cilën djemt e Barcellona B groposën Eldensen, në një ndeshje të vlefshme për Segunda Division B, që korespondon me kategorinë e tretë spanjolle, pas La Liga dhe La Segunda. Nga aty nisi hetimi që po i heq mbulesën një korrupsioni të përhapur. Për momentin, sipas asaj që konfirmon “El Pais”, janë të paktën 50 ndeshjet ndërmjet La Segunda B dhe Tercera, nën hetim.Ai rezultat 12-0 kutërbonte aq shumë saqë mjaftuan vetëm pak ditë për të vënë prangat disa futbollistëve të skuadrës valenciane dhe për të çuar nën hetim edhe trajnerin e ulur atë ditë në pankinë dhe dy italianë, Filippo Vito Di Pierro, trajner pa patent të klubit, dhe Nobile Capuani, afarist që bën pjesë në zinxhirin që prej fillimit të vitit kryeson klubin e qytetit të Elda.Në ditët pasuese dolën në sipërfaqe të tjera ndeshje të trukuara që kishin sjellë fitime të paligjshme për shumën e rreth 500 mijë euro.
Por hetimet nuk u ndalën aty, sepse hetuesit u gjendën përballë një rrjeti bastesh mbi futbollin spanjoll që sot po bën të dridhet edhe La Liga. Alfredo Lorenzo, drejtor për kontrollin e integritetit të Ligës, nuk fshihet pas gishtit: “Ai nën hetim parashikohet si një çështje madhore korrupsioni. Duhet të presim një rritje të ndërhyrjeve të hetimit dhe të arrestimeve të futbollistëve e trajnerëve”.Federbet, organizata e operatorëve të basteve iberike bashkëpunon me La Liga që nga viti 2013 duke sinjalizuar rastet e kuotimeve anormale: në muajt e fundit ka identifikuar dhe evidentuar rreth 50 mes Segunda B dhe Tercera Division duke bërë që të bien zilet e alarmit. Sekretari i përgjithshëm i Federbet, Francesco Baranca, që do ta prezantojë listën e ndeshjeve të dyshuara si të trukuara edhe në Parlamentin Europian, nuk ka dyshime: “Nuk është se kemi dyshimet për korrupsion në këto ndeshje, kemi qartësinë dhe sigurinë absolute! Anomalia në kuotim është impresionuese”.