Mario Balotelli bëri jo pak humor kur u ndanë disa shpërblime italiane nga e përditshmja “Brescia Oggi”. I pyetur nëse ai dukej me opsione për të fituar në të ardhmen “Topin e Artë”, sulmuesi kontravers tha se “më parë duhet të vras ata të dy”. Këtë e tha duke iu referuar Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë vendosur “diktatin” në fitimin e këtij çmimi prestigjioz individual.

Balotelli bëri autokritikë për karrierën personale, pas sezonit të tij në Nisë: “Nëse mendoj për atë që kam bërë në karrierën time, më duket pak. Duhet të kisha bërë më shumë. Sidoqoftë, tani jam pushim dhe mezi po pres të shoh finalen e Championsit”. Sulmuesi italian ka pranuar se do të donte për të luajtur në Palermo: “Një ditë do të doja ta përfundoja karrierën me ekipin e qytetit tim, por jam ende i ri për këtë.”