Një tatuazh i ka kushtuar shumë Guillermo Varela-s, lojtari i ri që luan me Eintracht Frankfurt. Uruguaiani i datëlindjes 1983 është shkarkuar nga klubi gjerman për një arsye me të vërtetë të veçantë. Të hënën, futbollisti ka vendosur të bëjë një tatuazh në krah, që i ka shkaktuar një rritim të lëjkurës, duke mos e lejuar atë të stërvitet me ekipin. Trajneri i tij Niko Kovas, ish-futbollist i kombëtares kroate, e kishte ndaluar Varela-n që të bëntë një tatuazh të ri. Por ky paralajmërim nuk e ka ndalur futbollistin që të bëntë një tatuazh të ri.

Klubi, në mirëkuptim me stafin teknik ka vendosur ta pezullojë, duke mos e lejuar të zbresë në fushë në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund. Jo vetëm kaq, sepse Varela nyk do të blihet në fund të sezonit, por do të kthehet te Manchester United, klubi që zotëron kartonin e tij. Drejtori sportiv i Eintracht ka qenë i qartë: “Koha e tij tek Eintracht ka përfunduar pas këtij veprimi. Klubi nuk mund të lejojë që një lojtarë të injorojë direktivat e trajnerit dhe mjekëve”. Kështu, aventura e Varela në Frankfurt është mbyllur para kohe. Për më tepër, amerikanojugori do të duhet t’i pagujë klubit një gjobë të majme: “Fakti që ka dëmtuar skuadrën me një sjellje kaq egoiste na ka detyruar të marrim masa të tilla”.