Nëse ka mundësinë të zgjedhë, ai do të dëshironte që garën e Monte Carlos ta jetonte si protagonist dhe jo si tifoz. Jenson Button duket se ka ndryshuar mendje pak kohë pas largimit nga Formula 1, duke lënë të kuptohet se njëvendëshet i mungojnë. Edhe se zyrtarisht në principatë do të jetë në radhën e pilotëve pasi do të zëvendësojë te McLaren, Fernando Alonson, ish kampioni i botës mbetet i paqartë për të ardhmen. “Është shumë bukur të rikthehesh dhe të takosh miqtë e vjetër.Makina?
Nuk ka qenë perfekte por besoj se pas disa testeve në pistë do të mësoj diçka më shumë. Një pjesë e madhe e gjërave nuk kanë ndryshuar, thjesht kjo është një makinë disi më e gjerë. Por McLaren që gjen Button është tërësisht i ndryshëm dhe mes njëmijë e një problematikave. Britaniku e pranon një gjë të tillë por shton se kjo njëvendëshe ka marzhe të mëdha përmirësimi. “Nuk ka asnjë pilot në botë që nuk dëshiron të rikthehet dhe të garojë. Sigurisht që do të ishte mirë nëse do të kisha bërë disa teste më parë por unë jam gati dhe në dispozicion të skuadrës. Do të mëdhemë shumë qafa të hënën por do ta zgjidh edhe këtë problem”, shton Button.