Situatë aspak e qetë te Roma, ku mëngjesin e djeshëm është regjistruar edhe një episod i shëmtuar. Kostas Manolas e Diego Peroti kanë pasur një grindje të ashpër, aq sa për pak kanë shkëmbyer grushte mes tyre.Vendimtare ka qenë ndërhyrja e shokëve të skuadrës, sepse përndryshe gjithçka do të degradonte. Nuk dihet saktë arsyeja e sherrit, por këta dy lojtarë kanë pasur fërkime edhe në të shkuarën.
Peroti njihet si një karakter problematik dhe ka pasur grindje edhe me lojtarë të tjerë, por edhe Manolas nuk është “qengj”.Trajneri Spaleti i dërgoi të dy në dushe përpara mbylljes së stërvitjes, ndërsa tashmë pritet vendimi i klubit, pasi duhet një masë disiplinore si paralajmërim për të evituar përsëritjen e situatave të tilla të sikletshme.