Lionel Messi nuk i shpëton dot akuzave për evazion fiskal. Ndaj sulmuesit i Barcelonës është rikonfirmuar dënimi me 21 muaj burg, ndërsa për babain e tij ka pasur reduktim me 15 muaj. I ati i argjentinasit, Horge Messi ka përfituar reduktim të masës së dënimit nga 21 muaj burg në 15. Për fatin e mirë të pesë hërë fituesit të “Topit të Artë” por edhe të fansave të tij, numri 10 i Barcelonës nuk do të kryej asnjë ditë në ambjentet e izolimit, pasi ligjet e shtetit spanjoll parashikojnë se për dënimet deri në 2 vjet burg mund të konvertohen me lirim me kusht, nëse mbi personin e akuzuar, nuk rezultojnë të jenë kryer vepra të tjera penale.
Mbi sulmuesin rëndon akuza e evazionit fiskal në shumën 10,1 milionë euro, rast për të cilin argjentinasi në dëshminë e tij është shprehur se nuk ka qënë në dijeni për një veprim të tillë dhe se me financat e tij është marr i ati. Gjykata vendosi që ndaj 29-vjeçarit të jepej masa e gjobës, për të tre akuzat e evazionit që rëndojmë mbi të dhe babin e tij. Konkretish për atë të vitit 2007 Lionel Messi u dënua me shumën 532 mijë euro, për rastin e vitit 2008 792 mijë Euro, ndërsa për 2009 në shumën 768 mijë Euro. Ndërsa i ati i sulmuesit, Horge Messi mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë në total do të paguaj 2 milionë Euro.