Mirela Karabina është emri i ri i propozuar nga Partia Demokratike që pritet të mbajë postin e ministres së Arsimit duke zëvendësuar Lindita Nikollën.

Mirela Karabina ka lindur më 29 maj 1966, ndërsa ka punuar si mësuese dhe aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universitete të tjera.

51-vjeçarja është bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Bullgari në vitet 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitet 1995-1998.

Gjithashtu ajo ka qenë drejtoreshë në shkollën 9-vjeçare “P.Budi”, në Tiranë në vitin 2005-2011.

Për më tepër, shihni cv-në e saj më poshtë.