“Panorama” ka mësuar emrat e 6 ministrave teknikë dhe të zv/kryeministrit të ri që Rama dhe Basha kanë rene dakort kete te diele, dhe qe kryeministri do t’i coje per dekretim tek Presidenti dhe neser do te marrim votat edhe ne seancen e jashtezakonshme ne Parlament.

Zv/kryeministër – Ledina Mandia
Minister i Brendshem – Dritan Demiraj
Minister i Financave – Helga Vukaj
Minister Drejtësie – Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit – Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë – Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale – Xhuljeta Kërtusha

Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka përcaktuar edhe emrat e rinj të Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burimet nga takimi i sotëm thanë se anëtari me shumë vite eksperiencë në KQZ, Klement Zguri do të votohet nesër si kryetar i këtij institucioni.

Në të njëjtën kohë mësohet se Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa cështje të Partisë Demokratike, do të propozohet si Avokate e Popullit.