Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite një takim që ka zgjatur rreth 45 minuta me kreun e opozitës Lulzim Basha tek Pallati i Kongreseve.
Teksa Rama nuk foli, Basha tha per mediat se do te kete nje komunikim zyrtar. Ata dolën veç e veç nga takimi.
Takimi i Ramës me kreun e PD Basha ka nisur ne oren 19:30 dhe kjo vjen një ditë para votimit të ministrave teknikë në Kuvend, seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga kreu në detyrë Ilir Meta.
Nesër në Kuvend do të votohen emrat e 6 ministrave teknikë por edhe zv/kryeministrit, por deri tani nuk dihen ende propozimet e Bashës, që më pas do të miratohet edhe nga Rama për t’u dërguar në Kuvend.
Takimi i sotëm Rama- Basha vjen pas arritjes së paktit të 18 majit.





