Pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, kryeministri i vendit Edi Rama bëhet gati të nisë fushatën elektorale.
Mësohet se nesër pasdite, kryeministri ka thirrur në një takim të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore. Ata do të mblidhen në një darkë tek restorant “Xibraku”.
NJOFTIMI
Kryeministri Rama se bashku me kryetarin e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste kane vendosur te mbajne nje mbledhje urgjente me te gjithe deputetet e GPS dhe me kandidatet per deputet ne garen e zgjedhjeve per Kuvend 2017.
Mbledhja e cila do te mbahet ne ambjentet e Xibrakut ne Tirane, neser, diten e shtune 20 maj, ora 19:00, eshte nje mbledhje me shume rendesi per organizimin e fushates dhe koordinimin e saj ne te gjithe territorin, prandaj jeni te lutur per te qene te pranishem.





