Dikur i shihnim krah kryetarit në tryezat e grupit parlamentar, por në këtë mbledhje të sotme në selinë e Partisë Demokratike, ata shfaqen në cep.
Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës, mbështetur në një stol tek muri, ndërsa Albina Deda, Ervin Salianji e demokratë të tjerë të rinj janë ulur në mes të tryezës.
Bëhet fjalë për mbledhjen e PD me partitë e vogla aleate, ku shihet Dashamir Shehi që duket sikur i thotë, ‘Majlinda, po ti nuk e ke vendin aty” dhe deputetja i kthehet me një të qeshur, pasi siç thotë ajo pas arritjes së marrëveshjes, ka ‘dy ditë që qesh”.
Të dy këta deputetë të PD-së kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël.





