Përcaktimi i 25 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve me sa duket nuk u ka ngjitur të gjithëve.

Koordinatorja Kombëtare e Partisë Demokratike, Reila Bozdo, e cila gjithashtu është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës në një postim në “Facebook” e sheh si të pamundur këtë angazhim zgjedhor me datë 25, që përkon me ditën e Bajramit të Madh, dhe që është ditë pushimi.

“A është 25 Qershori 2017 festë fetare zyrtare? Nese po, atë ditë nuk mund të ketë angazhim zgjedhor”.