Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. I pranishëm në takim është edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ende nuk dihen motivet konkrete të takimit, por të hënën pritet të miratohen ndryshimet në qeveri, ndërsa Xhafaj është një nga ministrat që do të duhet të lërë detyrën pas rreth dy muajsh që kur e mori atë.
Pas marrëveshjes së arritur midis liderëve të dy partive kryesore në vend, shumë shpejt do të lënë postet e tyre një sërë ministrash dhe drejtues institucionesh me rëndësi.





