Pas marrëveshjes së arritur me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe pas vendimit të këtij të fundit për të çmontuar çadrën e protestës pas 90 ditësh nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama nuk i ndal sërish ironitë.

Pas heqjes së ‘çadrës së lirisë’ dhe rikthimin e jetës normale sot me hapjen e bulevardit, Rama thotë me ironi se ajo jepet me qira për dasma e protesta, është në gjendje të mirë teknike, 3 muaj e përdorur, madje dhe me pamje nga Kryeministria.

Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale. Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit”, shkruan Rama në “Facebook”.

Bashkangjitur shkrimit, ai poston këtë foto: