Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shprehet i kënaqur për arritjen e marrëveshjes politike mes palëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili komenton edhe largimin nga posti i Ministrit të Drejtësisë, pasi sipas tij kjo do t’i japë mundësinë që t’i dedikohet fushatës, për të nxjerrë LSI forcë të parë.
“Jam i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja që luftova deri në fund. Jam i kënaqur edhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike më jep gjithë kohën që t’i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-në forcë të parë. Shpresoj që në këto 7 ditë të çmuara të shtyrjes së zgjedhjeve, opozita do të realizojë objektivat e saj për standarde të larta në zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin”.





