Kreu i partisë “LIBRA” Ben Blushi, marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha e ka quajtur si një bashkëqeverisje mes Sali Berishës dhe kreut të qeverisë.
Statusi i plote
BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë, hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe.





