Durrësi dhe deti do të jenë muzat e 50 piktorëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në qytet për t'u bërë pjesë e projektit "Kolonia e piktorëve në ditën e detit". Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” është hapur ekspozita e kolonisë së piktorëve të organizuar për një javë në qytetin e Durrësit. Në të janë ekspozuar punime me nivel të spikatur artistik. Në këtë koloni kanë marrë pjesë piktorët më në zë të vendit, të cilët kanë sjellë përvojën shumëvjeçare nga shkollat e pikturës së Shkodrës, Vlorës, Korçës, Durrësit, Kosovës etj. Pikturat e realizuara kanë pasur nivel cilësor. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se kolonia ishte organizuar këtë vit më mirë se herët e tjera.
Është hera e pestë që ky projekt realizohet në Durrës. Në të ka pasur edhe pjesëmarrje piktoresh të reja. Në pikturat e realizuara dhe të ekspozuara janë përdorur kryesisht teknikat e vajit, që kanë paraqitur pamje të veçanta dhe interesante të qytetit tonë bregdetar.
Thirrjes artistike për t'u frymëzuar nga deti i është përgjigjur edhe një artiste nga Franca, Celine Jourdan, e cila krijoi një pikturë dhe 2 skulptura. Së bashku me të në qendra të ndryshme arkeologjike e historike apo përballë detit, këto ditë në Durrës mund të takosh piktorët shqiptarë me përvojë 30-40-vjeçare, si Buron Kacelin, Ksenofon Dilon, Pashk Pervathin, Sefedin Stafën, Agron Polovinën, Ksenofon Dilon, Qamil Prizrenin, Nikolin Ivanajn etj.
Ndjekim prononcimet:
K.H.