Portugalia ka fituar çmimin e parë të Eurovisionit, çmim i marrë për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.

Salvador Sobral arriti që të grumbullonte më shumë pikë nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Portugalia mblodhi 758 vota, duke lënë mbrapa Bullgarinë me 615 dhe Moldavinë me 374, që ishin edhe tri këngët më të përzgjedhura nga publiku.

Salvador Sobral, 27 vjeç, fitoi me baladën e tij “Amar Pelos Dois”, i cili u shkrua nga motra e tij.

“Kjo është një fitore për muzikën … muzika nuk është fishekzjarre, muzika ndihet”, tha ai pas marrjes së trofeut.