Në Durrës është zhvilluar festivali “Pranvera poetike durrsake” në edicionin e tij të tetë.

Ky festival ka mbledhur në Durrës rreth 50 poetë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, të cilët kanë sjellë në konkurim poezitë e tyre më të mira.

Kreu i lidhjes së shkrimtarëve dega Durrës, Nikolla Spathari, para publikut të zgjedhur me poetë tha se ky festival i shumëpritur për poetët përkon edhe me 10-vjetorin e krijimit të lidhjes së shkrimtarëve dega Durrës, e cila është edhe guri i parë i themelimit të krijimit të këtyre degëve në Shqipëri.

Festivali, siç e ka traditë, midis 50 konkurentëve do të përcaktojë edhe 6 poetët më të mirë, ku çdo vend nga i pari deri tek i treti do të ketë nga dy çmime.

Po kështu, dega e lidhjes së shkrimtarëve Durrës do të japë tri çmime për poezinë më të mirë.

K.H.