Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka nisur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi mbahet në selinë e PD-së.
Ky takim vjen në një moment, kur vendi po përjeton një situatë krize politike. Opozita ngul këmbë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, të hënën vjen në Tirane zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Ky i fundit sipas burimeve, do të zhvillojë takime me liderët kryesore politike, në përpjekjen për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorances.
Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do të takojë kryeministrin Rama, presidentin e zgjedhur Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.





