Nga Durrësi, ku u mbajt Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tregoi lëvizjen e tij të radhës gjatë natës në kryeqytet.
Ai tha se kishte vizituar pas mesnate sheshin “Skënderbej”, punimet e të cilit janë drejt përfundimit.
Duke marrë shembull sheshin “Skënderbej” si modelin më të mirë se sa shumë punë mund të bëhet kur ka vullnet, Rama tregoi se sa shumë humbet vendi nga luftërat dhe debatet politike. Shefi i qeverisë madje shtoi se i ishin mbushur sytë me lot.
“Mbrëmë, pas mesnate shëtita cep më cep kantierit të sheshit “Skënderbej” dhe mu mbushën sytë me lot. Sa kohë u desh për të ndërtuar sheshin amë, me të cilin identifikohen gjithë shqiptarët, sa shumë energji për luftëra të pamëshirshme politike, duke e penguar për vite e vite të tëra sheshin e “Skëndërbeut” që të rilindë sheshin e ri, dhe kush fitoi nga ato luftëra barbarie? Askush. Kush humbi? Gjithë shqiptarët!”





