Në fjalën e mbajtur në kongresin e PS që po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka premtuar të bëjë më tepër për qytetin bregdetar. Ai ka shtuar se PS do të dëshironte të kishte përballë edhe opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, por ata kanë zgjedhur rrugën e tyre.

“Kërkojmë shtet, mirëqenie, punësim. Do të donim të kishim përballë edhe rivalët tanë në zgjedhje, por ata zgjodhën rrugën e rrugës.

Ne do të kërkojmë votën e qytetarëve. Jemi një qeveri e provuar prej 4 vjetësh. Durrsakët do të na votojnë dhe besojnë sërish, sepse e kanë parë punën tonë.

Me liderin tonë të padiskutueshëm, deputetët, kandidatët tanë, Durrësi do të arrijë një sukses të paparë në këto vite demokraci.

Fitore dhe vetëm fitore”-është shprehur Dako.

Më tej ai ka prezantuar para të pranishmëve ekipin e kandidatëve për deputetë të qytetit të Durrësit.