Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke folur në emisionin e Enkel Demit në TVSH është shprehur se pas 18 qershorit nuk do të paguante më taksat.
Ai ka treguar se nëse opozita do të hynte në zgjedhje, do të preferonte që të ishte i pari në listën e Durrësit. “Unë do preferoja të isha i pari në Qarkun e Durrësit, por me gjithë këto ngjarje nuk e kemi biseduar me Bashën këtë gjë”, tha ai.
I pyetur nëse ishte ai kryetari i një partie që sipas Bashës i janë ofruar 500 mijë euro për të dalë nga çadra, Duka tha se nuk ishte ai, por edhe nëse do të ishte nuk do të largohej kurrë.





