Në një kohë kur PD dhe aleatët e saj duket se nuk do të jenë pjesë e procesit zgjedhor të 18 qershorit, anëtarët dhe simpatizantët e opozitës ndihen disi si “peshku pa ujë”.

Në pamundësi për të hedhur votën për subjektin politik që kanë mbështetur për vite me rradhë, ata duket se e kanë ndjerë veten të lirë të ndjekin aktivitetet elektorale të partive pjesëmarrëse në zgjedhje.

Kjo mendohet se ka ndodhur edhe me urbanistin e njohur durrsak Ardian Muka, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.

Në foton e siguruar nga DurrësLajm duket Muka teksa takohet përzemërsisht me kandidatin Lefter Koka, që kryeson listën e LSI-së në qarkun e Durrësit, ndërsa ky i fundit sa po dilte nga një takim me mbështetësit e tij.

Të jetë vallë veç një takim mes të njohurish të vjetër, apo diçka më shumë?

Mbetet të shohim ç’do ndodhë në të ardhmen…